TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar dhe mohuar në mënyrë kategorike që të ketë një ulje në bisedime me Edi Ramën si kryeministër për të zgjidhur krizën. Gazetarja Mirela Milori iu drejtua Berishës duke i thënë se ka zëra që flasin se kanë hyrë negociatorë për të arritur një marrëveshje. Por për Berishën nuk ka dyshime se të gjithë këto zëra i përhap Rama, që është në panik në rritje.
“Nuk ka negociata. Absolutisht jo. Këto i përhap Edi Rama një sfazuar që ka krijuar shqetësime edhe te të vetët. Nuk ka asnjë grup të Partisë Demokratike në parlament. PD është jashtë atij parlamenti. Ata që kanë marrë këtë vendim janë vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike” – tha Berisha.