TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas protestës së 13 prillit, e cila zgjati mbi katër orë, Opozita e Bashkuar, e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të mbështetura edhe nga forca të tjera politike, priten të dalin sërish në protestë.
Tpz.al mësoi se, opozita ka vendosur të thërrasë disa mijëra qytetarë në një tjetër protestë masive në Tiranë, më 11 maj.
Ditën e sotme, Partia Demokratike mblodhi kryesinë dhe ish-grupin e saj parlamentar, për të diskutuar mbi dhe rreth situatës së krijuar, ndërkohë që votoi tre kushte për të hyrë në zgjedhjet lokale.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë miratimin e tre vendimeve të rëndësishme.
Kushtet e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje:
Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
Nga ana tjetër, po sot edhe LSI-ja, mblodhi kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të saj, ku u vendos finalizimi i një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe frontin opozitar, për garantimin e zgjedhjeve të lira.
Kryesia e LSI-së vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që, të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë transitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Burime për Tpz.al konfirmuan se, më 26 maj në Shqipëri pritet të mbërrijnë zyrtarë të nivelit të lartë për të negociuar për krizën politike në vend.
/TPZ.al/