AKTUALITET, 18 Prill 2019, 20:12

Del vendimi/ Këshilli Kombëtar: Kushtet e PD-së për negociata


Këshilli Kombëtar i PD-së, i mbledhur pasditen e sotme ka dalë me një vendim zyrtar ku shprehet qartësisht se Partia Demokratike futet në zgjedhjeve vetëm kur të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo sipas tyre realizohet përmes një qeverie trazitore. Në vendim thuhet se PD angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Dhe kjo do të bëhet përmes përshkallëzimit të protestave.

Po kështu është mandatuar, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi për të negociuar dhe nënshkruar me partitë politike të opozitës marrëveshjen e koalicionit, sipas pikave të mëposhtme:

a) garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;

b) çrrënjosjen e krimit, korrupsionit, dhe çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi që po shkatërrojnë punësimin, investimet dhe mundësitë për shqiptarët;

c) vijimin e aksionit opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën dhe bashkëpunimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.