AKTUALITET, 18 Prill 2019, 20:51

VIDEO/ Mbahet mend për goditjen me kokë që i dha Zidane, ish-futbollisti i Interit ndodhet në Tiranë

VIDEO/ Mbahet mend për goditjen me kokë që i dha Zidane,

Është pritur në Tiranë nga dhjetëra tifozë të Interit ish-mbrojtësi i ekipit zikaltër, Marco Materazzi. Ai ndodhet në Tiranë, pasi do të marrë pjesë në një eveniment, nndërkohë tifozët interistë i rezervuan atij një surprizë të bukur në sheshin “Skënderbej”. Ata kanë shkrepur edhe disa foto me ish-mbrojtësin zikaltër si dhe kanë marrë autograf prej tij. Marco Materazzi është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Interit, për shkak të dashurisë që ka treguar për ngjyrat zikaltër. Ai veshi bluzen e Interit për 10 vite rresht, ndërsa ishte edhe pjesë e Tripletës gjatë sezonit 2009-2010, ku zikaltërit fituan kupën e Italisë, Serinë A dhe Champions Leaguen. Gjithashtu Materazzi ka qenë protagonist në Kupën e Botës të fituar nga Italia në 2006-ën. Ish-futbollisti shënoi gol në finale, ndërsa u godit me kokë nga Zidane pas një sherri verbal, episod ky që ka mbetur në historinë e futbollit.

Materazzi vjen në Tiranë on Vidnews.