TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në grabitjen e Rinasit dyshohet se ka marrë pjesë një komando (apo ish-komando) i ushtrisë. Bëhet fjalë pikërisht për personin me automatik në foton kryesore.
Burimet të grupit hetimor i kanë dhënë “tv Klan” se kanë vëzhguar lëvizjet e personave që nën kërcënimin e armëve rrëmbyen paratë dhe kanë dyshime se një prej tyre është komando. Ekspertët i kanë shtuar dyshimet nisur nga lëvizjet e tij. Grabitësi mban pozicion trupor dhe armën në mënyrë të ngjashme me ato te forcave speciale të ushtrisë.
Nuk është e qartë nëse komandoja është përfshirë më tej në shkëmbimin e zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Burime thanë se vetëm 2 nga 5 grabitësit kanë përdorur armët ndaj policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja kallashnikovi, të qëlluara nga dy armë të ndryshme. Ndërsa Admir Murataj rezulton të jetë qëlluar vetëm me 1 plumb, i cili i ka hyrë në syrin e majtë dhe ka dalë pas kokës.