TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus dështon sërish në Europë, teksa i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8-ave, ku u eliminua nga francezët e Lyonit, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në çerekfinale falë njē goli në fushë kundërshtare.
Pas humbjes 1-0 në Francë, bardhezinjtë provuan përmbysjen e kualifikimin dhe ia arritën të fitojnë 2-1, falë dopietës së Ronaldos, por ky rezultat nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi goli i holandezit Depay mori vlerë të dyfishtë për Lyonin, duke qenë se u shënua në fushë kundërshtare.
Ndonëse në Itali dominon dhe fiton titullin prej 9 sezonesh, Juventusi zhgënjen për të disatën herë në Europë, ku as afrimi i një eksperti si Cristiano Ronaldo nuk ka mjaftuar për të provuar ngritjen e trofeut me “veshë të mëdhenj”.
Me eliminimin nga Liga e Kampionëve pritet një revolucion në skuadrën bardhezi, ku i pari që mund ta pësojë është trajneri Maurizio Sarri, por mund ta ndjekin edhe drejtues të tjerë.