TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubet turke kanë filluar të interesohen gjithnjë e më shumë për futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke i shikuar si investime të rëndësishme.
Por jo të gjithë janë gati të pranojnë oferta të mira financiarisht, që sigurojnë shumë pak në aspektin sportiv.
Një gjë e tillë ka shtyrë mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Frederik Veseli, që të refuzojë një ofertë të rëndësishme nga Turqia.
Klubi i Samsunspor, i ngjitur këtë edicion në kategorinë e dytë turke, i ka bërë një ofertë interesante Frederik Veselit, duke dashur të afrojë mbrojtësin e përfaqësueses si një nga blerjet më të rëndësishme.
Një ofertë e mirë ekonomike për futbollistin i cili po kërkon një sistemim për të ardhmen pasi te Empoli nuk është pjesë e projektit.
Por ai kishte frikë se aktivizimi në ligën e dytë turke, do të dëmtonte mundësinë e tij për të luajtur rregullisht me kombëtaren shqiptare , ndaj e ka refuzuar në momentin e fundit ofertën që i është bërë. Gjithçka e ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i klubit, Mustafa Aztopal.
“Unë kam biseduar për transferimin e Veselit prej shumë kohësh.
Ne arritëm akordin me të në çdo çështje. Megjithatë, lojtari i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare tha se ai nuk dëshironte të vinte në Kategorinë e dytë turke, duke menduar se do të ndikonte në karrierën e tij në Kombëtare”, theksoi ai.
Kështu, Veseli duhet të nisë nga e para kërkimin për një klub të ri, për të vazhduar atje karrierën e tij.