TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme Juventusi u eliminua nga Champions League vetëm në fazën e 1/8-ave.
Fitorja 2-1 ndaj Lionit nuk mjaftoi dhe peshën e këtij eliminimi natyrisht e merr Mauricio Sarri. Italiani pre ditësh flitet për largimin nga Juve, por tani gjërat kanë nisur të jenë më serioze.
Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla raporton se Juventus ka nisur punën për të zëvendësuar Sarrin dhe po bisedohet me ish-teknikun e Totenhem, Poçetino.
Argjentinasi prej muajsh është shkarkuar nga stoli i londinezëve dhe ka qëndruar pushim.
Tashmë ai është gati të ndërmarrë një aventurë tjetër të rëndësishme. Juventusi dëshiron ta vendosë të krye të skuadrës dhe mësohet se kanë nisur kontaktet e para.
Rruga është e gjatë, por argjentinasi është padyshim një nga kandidatët kryesorë për tu vënë në drejtim të kampionëve të Serie A.