AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 18:46

Leisteri fiton për presidentin, numër i madh golash në Premier Ligë

Leisteri fiton për presidentin, numër i madh golash në Premier

Janë luajtur dhe katër sfida të vlefshme për javën e 11-të në Premier Ligë, që do të pasohen nga dy supersfida në mbrëmje, ajo mes Arsenali dhe Liverpulit, si dhe Totenhamit me Volverhampton.

Leisteri ka arritur të fitojë në fushën e Kardifit, një fitore që është vetëm për presidentin e tyre, tajlandezin Viçai, që u nda nga jeta fundjavës e shkuar pas aksidentit tragjik me helikopterin që u rrëzua.

Evertoni ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në fushën e tyre dhe largohen nga zona e ulët e tabelës. Triumf edhe për Njukasëllin, të cilët mposhtën 1-0 Uotfordin. Ndërsa takimi me më shumë gola ishte ai mes Uest Hamit dhe Bërnlit, ku vendasit fituan 4-2./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Premier League, java 11

Kardif – Leister 0-1 (Grej 55′)

Everton – Brajton 3-1 (Riçarlison 26′ 77′, Koleman 50′ / Dunk 33′)

Njukasëll – Uotford 1-1 (Perez 65′)

Uest Ham – Bërnli 4-2 (Arnautoviç 10′, Anderson 68′ 84′, Çicarito 90′ / Gudmundson 45′, Ud 77′)