TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në javën e parë të Serisë A, ndaj Udinezes. Edhe pse skuadra e Alegrit e pa veten në avantazhin e dy golave në fragmentin e parë të lojës, pas realizimit të Dibalës dhe Kuadrados, torinezët nuk arritën ta menaxhonin këtë epërsi, teksa vendasit e Udinezes barazuan sfidën me Pereirën dhe Delofeu, i cili përfitoi nga gafa e Sheznit, për t’i dhuruar 1 pikë të artë skuadrës së tij.
Në minutën e 90+4, Kristiano Ronaldo realizoi me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, duke i djegur festën kështu CR7-ës i cili u fut nga stoli. Në momentin e festimit ai hoqi dhe bluzën, por më pas i gjithë ai entuziazëm u kthye në dëshpërim.