TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vllaznia e femrave ia doli të bëjë një performancë të jashtëzakonshme në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, pasi siguroi kualifikimin falë fitores 3-1 me penallti ndaj hungarezëve të Ferencvaros.
Mesditën e sotme është hedhur shorti edhe për truin e dytë eliminator, që ka vënë përballë vajzave kuqeblu, pikërisht italianet e Juventusit, një skuadër shumë cilësore dhe natyrisht favorit e për të vijuar më tej.
Sfidat eliminatore të turit të dytë do të luhen më 31 gusht e 1 shtator dhe ato të kthimit më 8 e 9 shtator, ndërsa shkodranet do të provojnë një tjetër mrekulli, për të siguruar më pas një biletë për në fazën e grupeve.