SPORT, 22 Gusht 2021, 09:45

Jurgen Bardhi e nis me sukses, gjen golin e parë me fanellën e Tuzlaspor

Jurgen Bardhi e nis me sukses, gjen golin e parë me fanellën e

Jurgen Bardhi ka gjetur golin e parë në Turqi me fanellën e Tuzlaspor.

Mesfushori, i cili u largua nga Partizani, realizoi që në fillim të ndeshjes kundër Altindor në transfertë.

Mesfushori devijoi lehtë një top të krosuar në zonë nga një goditje dënimi dhe i dha epërsinë skuadrës së tij, që në fund fitoi 3-1.

Për Bardhin kjo ishte ndeshja e dytë në ligën e dytë turke me Tuzlaspor. Të dyja përballjet ai i ka nisur si titullar.