TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luciano Spalletti kërkon të marrë Miralem Pjanic te Napoli.
Boshnjaku ndodhet në një labirint, prej nga po mundohet ta nxjerrë edhe ish-trajneri i tij te Roma. Luciano Spalletti e mori në telefon, duke menduar për të:
“A do të donit të vinit te Napoli…”
Pjanic, i cili është pa hapësira te Barcelona (30 ndeshje, por në realitet 1295 minuta lojë), u befasua dhe u tundua nga mundësia.
Sidoqoftë, paga që merr në “Camp Nou” nuk i sigurohet dot nga Napoli.
Prandaj mëdyshjet e boshnjakut janë të mëdha.
Mes parave dhe aktivizimit duhet të zgjedhë shpejt, sepse fundi i gushtit dhe mbyllja e merkatos nuk janë larg. Ndoshta Barcelona mund të shtojë diçka në rrogë dhe ta japë në huazim.