SPORT, 22 Gusht 2021, 13:32

Bakayoko ul pagën, Chelsea i thotë “po” Milanit për huazimin

Bakayoko ul pagën, Chelsea i thotë “po” Milanit për

Tiemoue Bakayoko do të rikthehet te Milani. Kuqezinjtë ishin në kërkim të një mesfushori qendre dhe tashmë e kanë kryer operacionin e radhës në merkato.

Bakayoko ka pranuar të ulë pagën, vetëm që të rikthehet te Milani ku ka luajtur para dy sezonesh. Vjet mesfushori ishte i huazuar te Napoli, po në Serie A.

Milani ka rënë dakord me Chelsea për huazimin më të drejtë blerjeje të Bakayoko dhe tashmë kanë mbetur të caktohet vetëm shifrat për këtë lëvizje.