SPORT, 21 Gusht 2021, 21:22

Çfarë Interi! Zikaltrit fitojnë pastër 4-0 ndaj Genoas

Çfarë Interi! Zikaltrit fitojnë pastër 4-0 ndaj Genoas

Inter e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke fituar pastër me rezultatin 4-0 në San Siro ndaj Genoas.

Siparin e golave për Interin e hapi Milan Skrinar, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga goditja e këndit.

Nuk mjaftoi shumë dhe tetë minuta më pas, do të ishte radha e sapoardhurit Calhanoglu për të lënë gjurmë në këtë takim.

Pjesa e parë do të përfundonte me këto shifra dhe me lojën të dominuar totalisht për zikaltrit. Në pjesën e dytë, Arturo Vidal, shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga Skriniar.

Pak minuta më vonë, do të shënonte golin e katërt Edin Dzeko.

Boshnjaku realizoi mjeshtërisht me kokë, për të mposhtur për të katërtën herë në këtë mbrëmje portierin Salvadore Sirigu.