SPORT, 22 Gusht 2021, 12:20

UFC/ Ramiz Brahimaj fenomenal, mposht në raundin e parë Palatnikov

UFC/ Ramiz Brahimaj fenomenal, mposht në raundin e parë Palatnikov
Ramiz Brahimaj është një prej shqiptarëve që merret me sportin e MMA dhe së fundmi ka fituar duelin e tij të parë në UFC, kundër Sasha Palatnikov. 28-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në hekzagon me ide të qarta dhe e ka mbyllur ndeshjen që në raundin e parë. Kapja që i bëri kundërshtarit rezultoi efikase, pasi Palatnikov mbeti pa frymë dhe gjyqtari i ndeshjes e ndali ndeshjen.