AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 16:16

Moti i keq mbërthen kryeqytetin, vështirësi në qarkullim, si priten ditët në vazhdim

Moti i keq mbërthen kryeqytetin, vështirësi në qarkullim, si

Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Pasditen e sotme, shi i rrëmbyeshëm dhe me rrufe ka nisur të bjerë të Tiranë.

Për pasojë është rrëzuar një skelë pas akademisë së Arte duek bllokuar rrugën, por për fat nuk ka të lundur në njerëz.

Ndërkohë moti i keq në kryeqytet ka rënduar edhe trafikun, sidomos rrugën në hyrje Tiranës, nga ku futen të gjitha makinat që vijnë nga Durrësi dhe veriu i vendit.

IGJEUM njofton:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.15), në orët e para, pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel “I ULËT” . Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).

Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër (e enjte, dt.16) rreziku do tё pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug.