TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident ka ndodhur në intevistën e kryeministrit Boris Johnson, me gazetarin e ITV News, Joe Pike. Gazetari i ka kërkuar kryeministrit britanik, të shohë dhe të komentojë një foto, të një djali të vogël të shtrirë në dyshemenë e një spitali, i cili nuk po merr trajtim në kohë.
Kryeministri ka refuzuar ta shohë foton, e ka marrë telefonin e gazetarit dhe e ka futur në xhep, por ky veprim nuk u pa në kamera. Sapo gazetari ka thënë se kryeministri nuk po përgjigjet dhe se i ka marrë telefonin, Johnson e ka nxjerrë telefonin nga xhepi, e ka parë fotografinë dhe i ka kërkuar falje familjes së këtij djali dhe të gjithë qytetarëve që nuk marrin shërbimin e duhur në spitale, por ka thënë se qeveria po e mbështet NHS-në (shërbimin shëndetësor).
Gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në datën 12 dhjetor në Britani, debatet për sistemin shëndetësor kanë qenë të shumta dhe lideri i opozitës, Jeremy Corbyn, e ka akuzuar kryeministrin Johnson, se kërkon ta shesë shërbimin shëndetësor tek Trump dhe amerikanët, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Këto akuza, kryeministri britanik i ka konsideruar si teori konspirative.
/TPZ.al/
VIDEO:
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/12/09/brexit-premtimet-e-partive-dhe-votimi-taktik-gjithcka-duhet-te-dini-per-zgjedhjet-e-parakoshme-ne-britani/