AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 17:26

Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të sigurojnë banesat, s’mund të paguajë vetëm shteti

Rama ‘zbulon’ planin: Do detyrohen qytetarët të


Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore.

Rama tha se nuk duhet të paguajë shteti lekë të banesave që janë ndërtuara pa kriter, prandaj u bëri banorëve që të sigurojnë banesat.

Ne nuk do japim më lekë për banesat që nuk janë të siguruara. Ne duhet të bëjmë ligjin për sigurimin e detyrushëm të shtëpive në rastin e fatkeqësive natyrore. Nuk mund të pagujamë më lekë ne si shtet për këtë gjë. Duhet të gjithë që të sigurojnë banesat dhe të marrin përsipër risqet”, u shpreh Rama.