TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja, që tronditi këtë mbrëmje Kavajën, ku 60-vjeçari Xhevdet Leçini vrau me armë gjahu 29-vjeçarin Marjus Ismailaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin, ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi u vra në hyrjen e saj Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.
Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Ismailaj është banor i këtij pallati, ndërsa është edhe pronar i lokalit, ku ndodhi ngjarja. Në momentin e konfliktit me njëri-tjetrin, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.