AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 19:38

Qytetarja i bën pritë liderit Rama, kërkon zgjidhjen e hallit të saj, por merr një puthje nga kryeministri...

Qytetarja i bën pritë liderit Rama, kërkon zgjidhjen e hallit

Tashmë që të gjithë e kanë kuptuar se udhëhiqemi nga një lider suprem dhe institucionet nuk kanë asnjë vlerë, Edi Ramës kanë nisur t'i bëjnë pritë qytetarët, që i paraqesin hallet e tyre dhe kërkojnë zgjidhje.

Një gjë e tillë i ka ndodhur kryeministrit ditën e sotme, në shkallët e një pallati. Pasi po dilte nga banesa e disa personave që kanë humbur familjarët pas tërmetit të 26 nëntorit, një zonjë e ka ndaluar Edi Ramën dhe ka nisur t'i tregojë hallin e saj, që lidhet me pensionin e ulët dhe qiranë e lartë, të cilën nuk e përballon dot.

Zonja nuk mori ndonjë zgjidhje konkrete nga lideri suprem, por arriti të marrë një puthje dhe një përqafim prej tij.

/TPZ.al/

VIDEO: