AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 18:04

Motoçikletat përplasen ‘kokë më kokë’ në Shkodër, ndërron jetë njëri prej drejtuesve, tjetri rëndë

Motoçikletat përplasen ‘kokë më kokë’


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë.

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ku drejtuesi i njërës ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri shtetasi G. H. 57 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta,

Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.