AKTUALITET, 9 Dhjetor 2019, 18:40

EMRAT/ Konflikt për motive banale, 60-vjeçari qëllon për vdekje me çifte të riun

EMRAT/ Konflikt për motive banale, 60-vjeçari qëllon për

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje e sotme në Kavajë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:00, në periferi të qytetit të Kavajës.

Mësohet se viktimë ka mbetur 26-vjeçari i identifikuar si Marius Ismaili, ndërsa është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Xhevdet Leçini, 60-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal, nën efektin e alkoolit, ku në konflikt e sipër, 60-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu të riun, duke e lënë të vdekur në vend.