LIFESTYLE, 18 Mars 2020, 14:02

Zbulohet lidhja e Anxhela Peristerit me Klajdi Harunin/ Prindërit e këngëtarit: Të bëjnë dashuri sa të duan

Zbulohet lidhja e Anxhela Peristerit me Klajdi Harunin/ Prindërit e


Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni janë dy nga këngëtarët më të preferuar të publikut shqiptar. Miqësia e tyre është e hershme që kur ishin shumë të vegjël në shkollën fillore.

Gjatë një interviste në lidhje të drejtpërdrejtë në “Ftesë në 5”, prindërit e Klajdit kanë zbuluar lidhjen mes Anxhelës dhe Klajdit.

I ati i Klajdit tha se në Korçë, kur ata ishin të rinj kalonim shumë kohë bashkë dhe flisnin gjatë në telefon. Ai tha se një herë fatura e telefonit i kishte shkuar Klajdit 320 mijë lekë.

“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Asokohe ashtu bëhej dashuria nga telefoni”,-tregoi babai i Klajdit.

Pas këtyre fjalëve, Anxhela u vu në siklet dhe tha se ajo nuk mban mend shumë gjëra, pasi ishte e vogël. Këngëtarja tregoi se Klajdi i thurte poezi dhe ja recitonte nga telefoni.

“Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë.

Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon. Klajdi më shkruante poezi, më merrte në telefon dhe m’i recitonte.

Prandaj i shkonte telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vërtet shumë të vegjël”,- u shpreh këngëtarja.