LIFESTYLE, 9 Prill 2019, 14:04

‘Jam gati të krijoj familje’, Ledri Vula pranon publikisht: Një fëmijë do më ndryshojë jetën

‘Jam gati të krijoj familje’, Ledri Vula pranon publikisht:


Reperi i njohur, Ledri Vula mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku foli për jetën e tij profesionale, për dashurinë dhe planet e së ardhmes.

Ledri tregoi për herë të parë detaje nga jeta e tij private, ai foli gjithashtu edhe për krijimin e familjes dhe dëshirën e të pasurit fëmijë apo nëse është gati të bëhet baba apo jo.

“Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t’i kem të mitë.

Shoh ata që janë bërë prindër, them dua dhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre unë jo.

Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi. Si ta ndryshon jetën fëmija.”– u shpreh Ledri, i cili dukej shumë i lumtur teksa fliste për këtë temë.