LIFESTYLE, 8 Prill 2019, 14:03

61-vjeçarja lind fëmijë për djalin e saj gay:Kjo është dhurata e një nëne

61-vjeçarja lind fëmijë për djalin e saj gay:Kjo

61-vjeçarja, Cecile Eledge, ka sjellë në jetë me anë të fekondimit artificial, fëmijën e djalit të saj homoseksual, Mateu i martuar me Elliott Dougherty.

“Kjo është dhurata e një nëne për djalin e saj”, është shprehur ajo.

Mateu humbi punën e tij si mësues në një shkollë katolike në Nebraska, pasi dha lajmin për martesën e tij gay.

Çifti kishte frikë se nuk do të mund të adoptonin fëmijë në një zonë konservatore dhe plot paragjykime, kështu që vendosi të provonte fekondimin in vitro. Motra e partnerit të Mateut, Lea Yribe, dhuroi vezët e saj kështu që fëmija i palindur ka materialin gjenetik nga të dyja anët e familjes.

Nëna e Eledege u ofrua për të përfunduar shtatzëninë, pasi mjekët konstatuan gjendjen e saj të shkëlqyer shëndetësore.

Foshnja, Uma Louise Dougherty Eledge, gëzon shëndet të plotë dhe prej lindjes së saj në mediat sociale është hapur një debat i gjerë ku komentet pozitive theksojnë unitetin dhe solidaritetin e madh të të dy familjeve, të cilët luftuan çdo stereotip seksist po nuk mungojnë as komentet negative dhe homofobike, madje as kërcënimet me jetë për çiftin dhe të porsalindurën.