TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i spikatur me rolin e Benit, në filmin e preferuar në fëmijëri ‘Beni ecën vetë’, Herion Mustafaraj ka qenë i ftuar në ‘E diell’, ku ka rrëfyer ndër të tjera edhe peripecitë e shumta që ka kaluar në emigrim.
Para shumë vitesh ai emigroi në SHBA ku ndryshe nga ç’e kishte imagjinuar, iu desh të bënte punë nga më të ndryshmet për të mbijetuar.
Puna e parë që bëri kur shkoi atje ishte pjatalarës. Madje e bënte shumë mirë këtë punë dhe vazhdoi për një kohë të gjatë.
“Puna e parë që kam bërë në Boston ishte larja e pjatave, madje fitova dhe një çmim si pjatalarësi më i mirë sepse isha i shpejtë”,-ka rrëfyer aktori, Herion Mustafaraj.
Aktori ndër të tjera foli dhe për projektin e ri që do të sjellë për publikun, në bashkëpunim me Kujtim Prodanin!
