TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, reperi i cili bën pjesë në labelin e famshëm ‘Babastars’, Getoar Selimi është pritur ashtu siç i ka hije. ‘Më i madhin n’ven’, ndryshe nga të gjithë të ftuarit e emisionit e të gjitha puntatave, ka pasur një pritje madhështore.
Përveç hyrjes spektakolare, ai u ul në një kolltuk të ngritur me shkallë,dhe vetë moderatori Ermal Mamaqi e pranoi që këtë pritje nuk ja kishin bërë asnjë të ftuari më parë.
Sigurisht që një nga pyetjet që nuk i shpëtoi dot Getoari, ishte dhe marrëdhënia e tij e krisur me Noizyn, dhe sherret massive që kanë pasur më parë midis grupeve të tyre, OTR dhe Babastars.
“Unë nuk kam qenë kurrë për këto gjëra, absolutisht nuk kam armiqësi me askënd. Unë habitesha kur thonin që kanë armiqësi me mua, por nuk e kam marrë me negativitet atë pjesë sepse ka njerëz të cilët e kanë pjesë të suksesit ose në plan një gjë të tillë. Unë nuk jam marrë kurrë dhe nuk do të merrem kurrë. Po të duan të shajnë të çlirohen. Nuk kam asgjë me askënd. Jam shumë pro atyre që arrijnë diçka sido që e kanë arritur”-tha Getoari i pyetur për marrëdhëniet e tij me Noizyn.
Ai u shpreh se ka qenë gjithmonë kundra dhunës dhe sherreve, dhe madje shpeshherë nuk ka qënë as i pranishëm kur kanë ndodhur të tilla konflikte.
Moderatori Ermal Mamaqi pohoi se kishte qenë vetë prezent në një nga sherret me armë mes labeleve, por reperi tha që në kohën e këtij konflikti me armë ai ka qenë jashtë Shqipërisë.
“Kur kanë ndodhur sherret unë kam qenë në Maldive. Për mua nuk është plagos dhe nuk është zënë askush. Kurrë në jetën time nuk do të ndodhë….Absolutisht nuk kam pasur kurrë sherr me ata”,-është shprehur Getoar Selimi.
Këngëtari ka theksuar se puna e tyre është art, muzikë dhe nuk duhet ngatërruar apo bërë bazë, konflikti!
https://www.youtube.com/watch?v=wn4yb5Z3--8&feature=player_embedded