LIFESTYLE, 7 Prill 2019, 23:37

Prindër së shpejti, Getoari jep lajmin e shumëpritur

Prindër së shpejti, Getoari jep lajmin e shumëpritur

Të martuar prej disa kohësh, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, shihen të kalojnë pushimet në krahët e njëri-tjetrit, por të gjithë e kanë vënë re, mungesën e bukuroshes në projekte televizive.

Një ndër aludimet me të mëdha që është hedhur për këtë është xhelzoia, por vetë reperi e kundërshtoi këtë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, duke treguar se Marina është selektive dhe kërkon më të mirën në karrierë.

Megjithatë pasi martohesh, siç e do zakoni në Shqipëri, të gjithë sytë i kanë nga Marina, për ndonjë shtatzëni. I pyetur nëse do e shtojnë familjen e tyre me një trashëgimtar, Getoari ka dhënë lajmin e shumëpritur.

“E kemi menduar, derisa të vijë”-është shprehur Getoari.

Vetëm me një togfjalësh, reperi na e dha sinjalin pozitiv dhe tashmë jemi gjithë sy e veshë, kur çifti të ndajë ndonjë lajm të ëmbël me publikun!