TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aldon Lipe është një nga figurat më diskrete të televizionit shqiptar.
Ai është i njohur si zëri që shoqëron publikun shqiptar çdo mëngjes me ‘Aldo Morning Show’, një nga programet më të ndjekur të mëngjesit, e megjithatë fytyrën preferon që ta fshehë pas kufjeve dhe mikrofonit.
Mirëpo së fundi Aldo ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij, e cila është vetëm 17-muajshe.
“Momente parajse në Tokë”,-shkruan ai krahas imazhit të së bijës Charlot. E vogla shfaqet më e ëmbël se kurrë me vështrimin drejtuar nga e ëma.
Aldon është i martuar prej vitesh me Ketiona Jubanin dhe dy të dashuruarit janë prindër të dy fëmijëve, vajzës së vogël dhe djalit 15 vjeç që quhet Marti.