LIFESTYLE, 8 Prill 2019, 00:37

Super ditëlindje në Dubai: Oni Hysenbelliu feston me modelen e njohur shqiptare

Pak ditë më parë Oni Hysenbelliu udhëtoi në Dubai për të festuar ditëlindjen e tij së bashku me miqtë. Ata janë akomoduar në një prej hoteleve më luksoze dhe kanë ndarë shpesh foto e video nga festa që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Në shoqërinë e Fatmirit ka qenë edhe modelja shumë e komentuar si tifoze e Kombëtares shqiptare, Irid Oxa.

Modelja ka postuar foto nga festa dhe në postimet e Onit ka shkruar se ditëlindja do të zgjasë deri të hënën.

Nuk dihej që Iridi dhe Oni janë miq, por postimet e tyre e zbuluan këtë fakt.