TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij në Facebook detaje mbi vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Sipas tij, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Amerikën e Jugut. Ai numëron vrasjet në Ekuador dhe atentatet ndaj shqiptarëve, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe në Kolumbi.
Sipas postimit të Hoxhës në Facebook, thuhet se shqiptari jetonte ne Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, dhe vrasja ka ardhur pas një atentati.
“Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota.
Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…”
FOTO: