TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti i Vlorës nuk gjen qetësi as gjatë mbrëmjes. Sipas të dhënave të para të policisë, 3 automjete janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar.
Mësohet se një nga automjetet është djegur në lagjen ‘Bishan’ dhe 2 prej tyre në lagjen ‘24 maji’.
Sipas policisë, një makinë tip ‘Fouristradë’ dhe një mjet tjetër ‘Benz’ janë gjetur të djegura rreth orës 01:45.
Automjeti tip Benz, nga verifikimet rezulton se është në pronësi të Ermelind Abazi.
Ndërsa automjeti tip ‘Volkswagen Polo’, i gjetur në fshatin Bishan rezulton në pronësi të Klement Trokës
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga persona ende të pa indentifikuar, teksa policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkohë janë marrë në pyetje pronarët e automjeteve lidhur me konflikte të mundshme që mund të kenë.