TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjensia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, njofton se raketat qëlluan të shtunën mbi një bazë ushtarake në provincën Homs, të cilat “ishin devijuar nga rruga e tyre.” Megjithatë, tre civilë u plagosën.
Ushtria amerikane kishte deklaruar më herët se kishte vënë në shenjestër një depo të armëve kimike në perëndim të qytetit Homs.
TV shtetërorë ndërkohë raporton se goditjet ajrore kanë shkaktuar vetëm dëme materiale në Qëndrën e Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore (SSRC) në veri të Damaskut, në distriktin e Barzeh.
Një ndërtesë ku ndodhej një qëndër stërvitjeje dhe laboratorë u shkatërrua, sipas njoftimit.
Një agjenci e shërbimit sekret perëndimor tha për BBC se, ndërtesa e SSCR vitin e kaluar kishte shërbyer për prodhimin e municioneve kimike - një akuzë që qeveria siriane ekishte mohuar në mënyrë të përsëritur.