LIFESTYLE, 15 Mars 2018, 18:09

Para pak kohësh ishte e pastrehë, tani merr dhurata me vlerën 500 mijë dollarë (FOTO)

Para pak kohësh ishte e pastrehë, tani merr dhurata me vlerën 500

Para pak kohësh ishte e pastrehë, por tani 26-vjeçarja jeton mes luksit. E gjithë kjo falë burrave të pasur që i bëjnë dhurata të shtrenjta.

Ajo është Jeanemarie Almulla nga Miami, dhe ka marrë deri tani dhurata në vlerën e më shumë se 500 000 dollarëve, duke përfshirë diamante, ora “Rolex”, çanta të shtrenjta.

Përveç këtyre ajo ka bërë edhe pushime të shtrenjta si dhe ka marrë para në dorë nga ata që ajo i quan “babushat”.

“Daily Mail” shkruan se këta “babusha”, 26-vjeçarja i njeh “online” nëpërmjet faqeve me takime që nga viti 2014. Falë tyre, ajo jeton në një mansion spektakolar dhe bën çfarë i do qejfi.

“Nuk kisha çfarë humbisja, prandaj nisa të takoja meshkuj më të vjetër në internet. Zakonisht janë mbi 40 vjeç, të pasur dhe të martuar. I njoh mirë përpara se të kryej marrëdhënie me ta. Kurrë nuk ka ndodhur që të më bëjnë presion për të shkuar në shtrat”, thotë Almulla.

[gallery ids="81043,81044,81045,81046,81047,81048,81049"]