TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kemi 12 muaj pa marrë siguracionet dhe 2 muajt e fundit pa u paguar. Askush nuk na dëgjon. Nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Kërkojmë që qeveria të ndërhyjë te pronarët e rafinerisë për të zgjidhur problemin” deklarojnë ndër të tjera protestuesit. Ndërkohë që nuk ka filluar puna as në Uzinën e Ballshit.
Një tjetër punonjës shprehet se nëse do ta shohin të arsyeshme, protestuesit do të nisen drejt Tiranës, ashtu siç edhe kanë bërë protestuesit e Zharëzës. Të gjithë punonjësit, përfshi këtu edhe gra, janë shprehur
“Kryeministri çfarë po bën, ku është, në gjumë? Cfarë reforme në drejtësi do të bëjmë ne? Ja kjo është drejtësia e këtyre!”-shprehet një tjetër naftëtar që ndodhet në protestës.
Shumë protestues janë në prag të pensionit dhe situate për ta është akoma dhe më e rëndë pasi rrezikojnë të marrin atë që u takon me ligj, një pension për punën e kryer në dekada me rradhë. Deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje nga ana e institucioneve.
Punonjësit e Uzinës së Ballshit dhe Fierit kanë nisur një valë protestash përmes të cilave kërkojnë rinisjen normale të punës dhe detyrimet e prapambetura.
Uzina e Ballshit u mbyll rreth një muaj më parë, pas një incidenti që shkaktoi dhe plagosjen e njëri prej punonjësve. Vetë protestuesit shprehen se nuk lejohen që të hyjnë në uzinë. Plagosja e njëri prej tyre e ndodhur rreth një muaj më parë erdhi si pasojë e një shpërthimi.