AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 17:29

Italia regjistron 18,040 raste të reja me Covid-19, 505 persona humbën jetën në 24 orë

Italia regjistron 18,040 raste të reja me Covid-19, 505 persona humbën

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 18,040 raste të reja me koronavirus, nga 193,777 teste të kryera. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në vend, brenda ditës e humbën jetën si pasojë e Covid, 505 qytetarë.

Me rastet e konfirmuara ditën e sotme, dy milionë rastet e regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë tejkalohen.

Në total, vendi fqinj regjistron 2,009,317 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare.