TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar 309 raste të reja me koronavirus nga 1.287 teste të kryera për të dyshuar.
Në 24 orët e fundit IKShPK konfirmon se janë regjistruar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok.