TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat italiane vijojnë të nxjerrin detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Itali, ku e reja Elona Kaleshi dyshohet se vrau dhe masakroi trupat e prindërve të të dashurit të saj. Hetuesit janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka ndodhur krimi makaber i ekzekutimit të çiftit Pasho nga Vlora.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Fiorentine të Novoli, në via Felice Fontana, ku jetonte Elona Kalesha, ish-partnerja e Taulant Pashos, djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje.
1 nëntori i vitit 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe.
Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.
Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrrë-nuse nuk ishin shumë të mira. Sipas informacioneve mësohet se Teuta, nëna e Taulantit, nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga burgu, ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre: “Ose atë, ose ne”.
Por kjo është një përballje që nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë, kurse copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.
Dëshmitarët e deritanishëm, banorë të pallatit, kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse. Ndërkohë këtë të enjte pritet që Kalesha të njihet dhe me masën e saj paraprake të sigurisë.
Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish-e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes Vittoria e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj.
Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Soliçiano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe.