AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 15:15

Haradinaj thirrje Papës për Krishtlindje: Të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes nga Selia e Shenjtë

Haradinaj thirrje Papës për Krishtlindje: Të lutet për
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon për të disatën herë të përsëritur njohjen e vendit të tij nga Vatikani. Për këtë, Haradinaj ka shfrytëzuar Krishtlindjet për të uruar Papën dhe për t’i bërë thirrje atij që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj. Ai kërkon gjithashtu të lutet me shpresën se Selia e Shenjtë do e njohë Kosovën. STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ Të dashur vëllezër e motra, Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet! Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre. Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë. Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë! RH

Të dashur vëllezër e motra, Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet! Po ashtu, uroj të gjithë...

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, December 24, 2020