AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 17:17

Hapi zjarr me armë ndaj efektivëve, Policia e Elbasanit: Si ndodhi ngjarja, autori në arrati

Hapi zjarr me armë ndaj efektivëve, Policia e Elbasanit: Si ndodhi

Policia e Elbasanit ka reaguar ne lidhje me ngjarjen qe u regjistrua sot ne Selte, ku nje 45-vjecar ka hapur zjarr me arme ndaj efektiveve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.