AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 14:30

Ndryshimet Kushtetuese, Kryemadhi: Vendimet e sotme do t’u heqin lirinë e lëvizjes shqiptarëve

Ndryshimet Kushtetuese, Kryemadhi: Vendimet e sotme do t’u heqin


Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se me këtë vendim, Rama është duke fundosur veten.

Sipas asaj që deklaroi Kryemadhi, tashmë mazhoranca e ka çuar Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar.

Kryemadhi u shpreh ndër të tjera:

“…E çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar, duhet ta dinë që sot më shumë kemi bashkë të majtën e të djathtën e bashkuar, përballë Edi Ramës vetëm. Do jemi pjesë e Këshillit Politik, është një institucion i kërkuar nga BE…Vendimet e sotme do t’u heqin lirinë e lëvizjes shqiptarëve.”