AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 15:46

Presidenca: I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentues të “China Club” në Berlin

Presidenca: I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me ndryshimet kushtetuese i cili ka theksuar se kreu i shtetit me këtë qëndrim po sulmon ndërkombëtarët.

Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruan se i sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club.

“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e si vëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”, shkruan Blushi.