TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është vënë në pranga të autoriteteve në Besozzo, i cili është një qytet në krahinën e Vareses në Itali. I arrestuari është i moshës 36 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Sipas mediave lokale në Itali, shqiptari ishte skeduar si autor i një sërë kërcënimesh, të cilat dyshohen se janë të lidhura me trafikun e drogës.
Gjatë shërbimit të policisë, shqiptari u kap pasi kërcënoi verbalisht një vajzë me synim përftimin e një sasie parash prej 1200 eurosh. Hetimet zbuluan se shqiptari kishte kërcënuar edhe në raste të tjera po të njëjtën vajzë.