TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i Departamentit rajonal të Arsimit i tha “Zërit të Amerikës” se sulmin në shkollën e mesme për djem e kryen një grup personash të armatosur.
Askush nuk mori përgjegjësinë, por zyrtarët e provincës mendojnë se autor i sulmit, ka qenë grupi Shteti Islamik.
Dega e këtij grupi terrorist në Afganistan organizon vazhdimisht sulme vetëvrasëse me bombë dhe ekzekuton me prerje koke personat që i akuzon se punojnë për qeverinë.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bombë në Nangarhar gjatë festimeve të Bajramit muajin e kaluar. Në këto sulme u vranë rreth 50 vetë dhe u plagosën mbi 130 të tjerë.
Autoritetet afgane thonë se në katër provinca të vendit janë aktivë rreth 2 mijë luftëtarë të ISIS-it.