AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 19:44

Bejtja e Ridvan Zykajt, autorit të masakrës së Resulajt: “S'dua drita, s'dua ujë, por debate dhe rrëmujë”

Bejtja e Ridvan Zykajt, autorit të masakrës së Resulajt:

Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që kreu masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, në faqen e tij në Facebook publikonte shpesh “bejtet” e tij.

“S'dua drita,s'dua uje por debate dhe rremuje/vdes per lajme dhe skandale/se jam djale me ideale... Dy fjale sot per ju i kisha/ rrofte Rama,rrofte Berisha/ poshte drejtesia,integrimi/ rrofte Meta dhe Lulezimi”, ishte një “bejte” e postuar më 20 dhjetor 2016./TPZ.AL/

Teksti i plotë

Kerkese me shkrim

Jam nje djale mendje-holle

pa diploma dhe pa shkolle

si militant i pashprese

sot po shkruaj nje ''Kerkese''

S'dua drita,s'dua uje por debate dhe rremuje

vdes per lajme dhe skandale

se jam djale me ideale

Nuk me duhet as Europa

se andej,nuk me vjen lopa

s'leviz lopa nga belaja sepse s'di gjuhe te huaja

Dy fjale sot per ju i kisha

rrofte Rama,rrofte Berisha

poshte drejtesia,integrimi

rrofte Meta dhe Lulezimi

Sot jetojme ne lumturi s'punoj une,s'punon ti

pensioniste rri rinija

gezohet kur punon partija

Kunguj ishim,kunguj mbetem

s'kishim mend,prap nuk i gjetem

politika trurin shkundi dhe kush pati,prap i humbi

Vidhni te dashur pushtetare

per ju lehim si zagare

ne asnjehere s'ju leme vetem

keshtu u preme,keshtu u qepem

Idealet si tradhetojme sic votonim,prap votojme

bar do hame,bar do pijme

kur te therrisni,prap do vijme

Ja mejdni,ja dhe ringu

poshte gjykata,poshte Vetingu

vetem na hidhni ndonje karamele dhe ne ju ndjekim si dele

1 orë • Zemra qe rreh lar...