TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tepër e rëndë në kufijtë e çmendurisë.
24-vjeçari Ridvan Zykaj, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri tetë persona nga dy familje te fisit Zykaj në fshatin Resulaj, që ndodhet në Bashkinë e Selenicës, në qarkun e Vlorës.
“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit. Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
Ritvan Zykaj njihej si përdorues droge, dhe në fakt për të po merret një informacion i detajuar. Krimet e Rënda në Tiranë ndodhen në procesin e pyetjes së prindërve të vrasësit Ridvan Zykaj, 24-vjeçarit që kreu sot masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, për të marrë më shumë informacion rreth tij.
Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie mes dy fiseve. Mësohet se Banorët e fshatit dhe dy fiset e përfshira në sherr, ishin mbledhur për t'i dhënë zgjidhje pretendimeve, por i riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Burime thanë se autori dyshohet me probleme mendore.
Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Sipas Policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/TPZ.AL/