AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 18:31

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret tetë persona, mes tyre dy fëmijë

Masakër me tetë viktima dhe gjashtë të plagosur në Resulaj! Fshatin që bën pjesë në Bashkinë e Selenicës, në Qarkun e Vlorës.

Autori është një 24-vjeçar. Ritvan Zykaj. I njohur si përdorues droge, por dhe herë pas here edhe me shfaqje të problemeve mendore.

Shkaku ishte banal. Një grindje brenda fisit Zykaj.

RRETHANAT

Askush në Resulaj nuk mund ta imagjinonte se një qejfmbetje do të shndërrohej në një tragjeditë më të mëdha të 20 viteve të fundit në Shqipëri.

Ridvan Zykaj ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

VIKTIMAT

Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori ka  vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe  gruan e tij Perri, 78 vjeç,  si  dhe  ka vrare dy djemtë e Demirit.  Azemin, 49 vjeç,  dhe  gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç,  dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij  si  dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.

KRIMET E RËNDA

Ritvan Zykaj njihej si përdorues droge, dhe në fakt për të po merret një informacion i detajuar. Krimet e Rënda në Tiranë ndodhen në procesin e pyetjes së prindërve të  vrasësit Ridvan Zykaj, 24-vjeçarit që kreu sot masakrën e Resulajt, ku mbetën 8 të vrarë dhe 6 të plagosur, për të marrë më shumë informacion rreth tij.

RRETHIMI I POLICISË

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Policia ka lajmëruar banorët se kush ka informacion për autorin, t’ia përcjellë asaj, ndërkohë që ka marrë lejën për ta ekzekutuar autorin e armatosur, nëse ai hap zjarr.

KAPJA E AUTORIT TË MASAKRËS

Ritvan Zykaj arriti të qëndrojë në arrati për disa orë, i ndihmuar nga errësira dhe njohuritë e mira për zonën. Megjithatë, policia ka arritur t'a lokalizojë dhe e ka arrestuar "monstrën" 24 vjeçare, që vrau tetë persona. Zykaj u arrestua në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

/TPZ.AL/

Nga sherri për pulat, tek ai per bagëtitë, ja pse ndodhi masakra në Resulaj