AKTUALITET, 8 Prill 2020, 22:31

Ishte infektuar me koronavirus, 44-vjeçari nga Fieri humb jetën në Maqedoninë e Veriut

Ishte infektuar me koronavirus, 44-vjeçari nga Fieri humb jetën


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person i moshës 44-vjeçare, tek i cili postmortum është konfirmuar prania e koronavirusit.

Siç raporton Klan Maqedoni, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi nga nga Fieri që kishte qëndruar në këtë qytet i vetëm në banesë me qira.

Siç thuhet, ai nga 31 Marsi nuk kishte shkuar në punë dhe supozohet se ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Viktima nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe as që ka kërkuar ndihmë mjekësore.