AKTUALITET, 8 Prill 2020, 20:38

Basha: Shifrat janë rrëmujë, tjetër Ministria, tjetër Komiteti, tjetër Rama

Basha: Shifrat janë rrëmujë, tjetër Ministria, tjetër

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, vuri sërish theksin te testimi i popullsisë për Covid 19, menaxhimin e së cilës ai e cilësoi të ulët nga qeveria.

Në një intervistë për EuroNews Albania, Basha theksoi se po testohen njerëz të administrates dhe deputetë.

“Na thanë se do të vijnë dhjetë mijë teste, nuk e dimë nëse kanë ardhur se nuk ka transparence”, tha Basha, i cili bëri të ditur se u ka kërkuar ndihmë partnerëve për testimet.

Kreu i PD-së vuri në dukje lëvizjet e shtuara sot në kryeqytet, duke u bërë apel qytetarëve të mos ulin vigjilencën dhe të qëndrojnë në shtëpi.